Sulmuesi shqiptar, Azdren Llullaku ka festuar golin e fitores ndaj Steaua Bukureshtit duke e bërë simbolin e shqiponjës, e këtë veprim ai thotë se e ka bërë të treguar se është krenar që është shqiptar.
Llullaku, që i mbron ngjyrat e klubit rumun Astra, shënoi golin e fitores ndaj FCSB-së së Kamer Qakës, transmeton Koha.net.
“Është mënyra im e të festuarit, jam krenar që jam nga Kosova, nuk ishte shkelje. Nuk pres që të dënohem, gjithmonë kam festuar ashtu”, ka thënë Llullaku.
Kujtojmë se për këtë festim FIFA kishte dënuar dyshen e kombëtares së Zvicrës, Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka.
Artikuj të ngjashëm
-
Shaqiri flet për provokimet e serbëve dhe festën me shqiponjë
-
Rrahmani thotë se ka gjak shqiptari dhe do të festojë me shqiponjë sa herë që i jepet mundësia
-
Xhaka është pishman që festoi me shqiponjën dykrerëshe kundër Serbisë
-
Xhaka: Shqiptarët festojnë për suksesin tonë dhe të Zvicrës
-
Xhaka e Shaqiri arsyetojnë festën me shqiponjë, premtojnë të mos e përsërisin