Sulmuesi Florim Berbatovci është i bindur se Llapi ka bërë ekip për ta fituar titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës në futboll.
Berbatovci ka thënë se Llapi nuk do ta lëshojë deri në fund pozitën e parë në klasifikimin e Vala Superligës, që sipas sulmuesit po mbahet me plot meritë.
Sipas vlerësimit të Berbatovcit, ekipi llapjan është dukshëm më i fortë se edicionin e kaluar. Ai vlerëson rritjen e konkurrencës në ekip, që e sollën përforcimet e bëra.
Pas xhiros së pestë, Llapi kryeson me 11 pikë, një më shumë se Prishtina...(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
Artikuj të ngjashëm