Llapi ka marrë tri pikë në përballje me Flamurtarin, duke e “shkelur” 1 me 5 në Prishtinë.
Ekipi i Tahir Batatinës fitoi me dy gola të Blendi Memajt dhe nga një të Mërgim Pefqelit e Mentor Zhdrellës. Angel Granchov realizoi gabimisht në portën e tij për golin e pestë të Llapit. Granchov megjithatë realizoi edhe golin e vetëm të Flamurtarit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë ndeshjen tjetër të xhiros së gjashtë në Superligë, Ballkani arriti fitore bindëse ndaj Vushtrrisë 5 me 2.
Visar Berisha e Arbër Hoxha realizuan nga dy gola, teksa një tjetër e shënoi Ermal Krasniqi. Te Vushtrria shënuan Drilon Fazliu dhe Matheus.
Në ndeshjen e fundit të xhiros së gjashtë, Drenica arriti fitore minimale në Ferizaj, me golin e Thaqit.
Në tabelë, Llapi e Ballkani kanë nga 11 pikë e Drenica tetë. Flamurtari ka shtatë pikë, Ferizaj gjashtë e Vushtrria pesë.
