Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Llapi në epërsi ndaj Lirisë

Skuadra e Llapit ka kaluar në epërsi ndaj Lirisë në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren.

Llapi është duke fituar 1:0 me golin që e shënoi nga afërsia sulmuesi Muhamet Hyseni, në minutën e 28-të.

Ai u asistua nga Ilir Blakçori, ndërsa e realizoi golin e 13-të në edicionin aktual.