Llapi ka kaluar në epërsi përballë Dukagjinit. Golin e epërsisë e shënoi nga penalltia Muhamet Hyseni në minutën e 9-të.
Besir Iseni u përjashtua me karton të kuq pasi ndali me dorë topin që shkonte drejt golit.
Penalltia u konfirmua me VAR. Ndeshja po luhet në “Zahir Pajaziti” në Podujevë dhe i takon javës së 21-të të Superligës në futboll.
Malisheva po kryeson 1:0 ndaj Fushë-Kosovës.