Llapi ka vazhduar serinë e fitoreve në Superligën e Kosovës duke mposhtur Vëllaznimin e Gjakovës me rezultat 2 me 0.
Llapjanët në secilën pjesë realizuan nga një gol. Serinë e filloi Mirlind Daku në minutën e 27 derisa Hamdi Namani në minutën e 57 mbylli këtë seri.
Me këtë fitore Llapi mbetet në pozitën e parë me 14 pikë.