Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lladrovci i kënaqur me paraqitjen e Feronikelit, përkundër vështirësive organizative

Kapiteni i Feronikelit, Lapidar Lladrovci ka thënë se është i kënaqur me paraqitjen e ekipit nga Drenasi në ndeshjen e parë të këtij sezoni.

Feronikeli pësoi humbje të ngushtë 2:1 në Gjilan ndaj Dritës, ndonëse ishte në epërsi deri në minutat e fundit të ndeshjes.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lladrovci tha se nuk ka qenë aspak lehtë për Feronikelin që të organizohet kaq shpejtë pas telasheve financiare që i pati gjatë verës.

“Dihen problemet që i kemi pasur në organizim, sidomos në aspektin financiar sepse deri në çastet e fundit nuk kemi mundur t’i regjistrojmë lojtarët. Përforcimet kanë ardhur në momentet e fundit, por sërish kemi bërë një paraqitje të mirë përballë Dritës, që është favorite për titull dhe ka shumë lojtarë cilësor në radhët e veta”, u shpreh Lladrovci për “Sportin Total”.