Freddie Ljungberg pritet të marrë drejtimin e Arsenalit, në rast se shkarkohet trajneri spanjoll Unai Emery, bën të ditur “The Telegraph” të enjten.
Suedezi, që ishte një nga ikonat e Arsenalit në kohën sa ishte aktiv si futbollist, do të ketë mundësinë të sigurojë kontratë më afatgjate te klubi londinez në postin e kryetrajnerit, ndonëse po përmenden edhe disa kandidatë më me përvojë për këtë post, transmeton Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLjungberg aktualisht është ndihmës-trajner te Arsenali. Ljungberg 42-vjeçar si futbollist kishte luajtur për Arsenalin nga viti 1998 deri më 2007, duke zhvilluar plotë 216 ndeshje dhe shënuar 46 gola. Ai me Suedinë luajti 75 ndeshje dhe shënoi 14 gola.