Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli zyrtarizon transferimin e Alcantaras

Liverpooli ka njoftuar të premten pasdite se ka kompletuar transferimin e Thiago Alcantaras nga Bayerni.

Mesfushori i Spanjës ka firmosur kontratë afatgjatë me kampionin e Anglisë. Është lojtari i dytë i transferuar nga Liverpooli, pas Kostas Tsimikas.

“Është një ndjenjë e shkëlqyeshme. Kam pritur për këtë moment shumë gjatë dhe jam shumë, shumë i lumtur të jem këtu”, ka thënë Alcantara.

Alcantara ishte i rëndësishëm te Bayerni dhe është përforcim i madh për Liverpoolin. Në edicionin e fundit luajti 40 ndeshje kurse fitoi Bundesligën, Kupën e Gjermanisë dhe Ligën e Kampionëve.

29-vjeçari i ka 39 ndeshje për Spanjën. Te Bayerni ka luajtur shtatë vjet kurse më parë ishte te Barcelona. Në përgjithësi i ka nëntë tituj të kampionit, dy Liga të Kampionëve dhe dy Botërorë të klubeve.

Artikuj të ngjashëm