Skuadra e Liverpoolit nuk e ka ndërmend të heq dorë nga transferimi i portierit turk Ugurcan Cakir, i cili është pjesë e Trabzonsporit.
Kështu, ka njoftuar të dielën e përditshmja britanike “Daily Mail”.
Mësohet se Liverpooli tashmë ka nisur negociatat me Trabzonsporin dhe për transferimin e portierit 23-vjeçar, ka ofruar mbi pesë milionë euro, transmeton “Koha Ditore”.
Cakir te ekipi anglez shihet si zëvendës i denjë i brazilianit Alisson Becker. Cakir (191 cm), vlerësohet ndër portierët më të mirë në kampionatin turk.
Ai me ekipin e parë të Trabzonsporit ka debutuar në vitin 2016 dhe ka kontratë deri nëvitin 2021.
Ai në muajin maj ka debutuar edhe me Përfaqësuesen e Turqisë.