Raportohet se Liverpooli është duke u përgatitur që sezonin e ri ta nis pa yllin e saj Philippe Coutinho, i cili po kërkohet me ngulm nga Barcelona.
Mediat spanjolle raportojnë se Barcelona ka gati ofertën prej 120 milionë eurove për brazilianin, i cili pritet ta zëvendësojë Neymarin, transmeton Koha.net.
Dhe si zëvendësues të Coutinhos skuadra e Jurgen Kloppit e sheh yllin e West Hamit, Manuel Lanzinin.