Sport

Liverpooli favorit për Bellingahmin

Liverpooli është favorit për të transferuar mesfushorin e Dortmundit, Jude Bellingham, shkruan “Daily Star”.

Drejtuesit i klubit anglez janë të gatshëm të shpenzojnë për ta sjellë në “Anfied” 18-vjeçarin, për të cilin kanë shfaqur interesim edhe disa klube të tjera angleze.

Bëhet e ditur se Dortmundi kërkon rreth 100 milionë euro për Bellinghamin.

Anglezi është pjesë e klubit gjerman që nga janari i vitit 2020. Ai ishte transferuar te Dortmundi nga Birminghami për 23 milionë euro.

Dy gola dhe katër asistime, është bilanci i tij këtë sezon me skuadrën gjermane.