Liverpooli raportohet se është i vendosur ta transferojë yllin e Lyonit, Nabil Fekir, para nisjes së Kampionatit Botëror “Rusia 2018”.
24-vjeçari ditë më parë deklaroi se s’është afër kalimit te “Të Kuqtë”, por sipas raportimeve Liverpooli po dëshiron përshpejtimin e negociatave dhe të mos e presë Botërorin që mund të ndikojë në rritjen e çmimit të lojtarit.
Sulmuesi pritet t’i kushtojë Liverpoolit rreth 60 milionë funte, me francezin që shihet si zëvendësues i Philippe Coutinhos.