Skuadra e Superligës, Drita është eliminuar nga Kupa e Kosovës në futboll. Drita është mposhtur të mërkurën në Gjilani nga Liria, ekip i Ligës së Parë në ndeshjen e 1/16 të finales.
Kjo ndeshje ka përfunduar me rezultatin 2:1 në favor të ekipit nga Prizreni.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPjesa e parë, përfundoi 1:1 kurse Liria shënoi një tjetër gol në fund të takimit për të avancuar tutje.
Me të filluar ndeshja, Liria kaloi në epërsi. Prins Tjiueza shënoi në minutën e tretë, ndërsa Drita barazoi nëpërmjet Marko Simonovskit në minutën e 32-të. Fitoren Liria e siguroi në minutën e 90-të, falë golit të Ardit Topallajt që e shënoi me kokë pas harkimit të Liridon Fetahajt.