Liria e Prizrenit humbi dy ndeshjet e para të edicionit 2018\2019 në Superligën e Kosovës në futboll.
Por fitoren në ndeshjen e tretë ndaj kampiones në fuqi, Dritës, futbollistët e Lirisë e ndiejnë obligim, shkruan sot Koha Ditore.
Liria të premten (sot) në stadiumin "Përparim Thaçi" në Prizren e pret Dritën e Gjilanit, në takimin që e hap javën e tretë të kampionatit. Drita u befasua nga Flamurtari i Prishtinës xhiron e kaluar duke u mposhtur në Gjilan me rezultatin 3:1.
Vetëm Liria e KEK-u nuk kanë fituar pikë në dy xhirot e para dhe renditen në dy pozitat e fundit. Drita mban vendin e tretë me tri pikë.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).