Qendërmbrojtësi i Manchester Unitedit, Victor Lindeloff, e ka përgëzuar Kosovën për lojën të cilën e ka bërë. Ai pas ndeshjes ka deklaruar se një ekip si Kosova për pak vite, është rritur shumë. Për Arbër Zenelin tha se ka luajtur me të te të rinjtë e Suedisë.
“Mendoj se bëmë gjithçka që duhej për të fituar. Shënuam tre gola dhe mbajtëm portën e paprekur. E kontrolluam lojën në mënyrë të përkryer dhe bëmë gjithçka që duhet të bëjmë. Mendoj se Kosova është ekip i bashkuar, është i mirë. I njoh disa lojtarë. Kam luajtur me Arbërin më parë. Të luash vetëm 5 vjet bashkë nuk është e lehtë, por skuadra e Kosovës po bën mirë”, tha Lindeloffi pas ballafaqimit.
Artikuj të ngjashëm