Ligat më të forta evropiane janë kundër planit të FIFA prej 25 miliardë dollarësh për gara të reja në futboll.
Presidenti i FIFA-s, Giani Infantino dëshiron miratimin e Kupës Botërore për klube me 24 skuadra dhe Ligën e Kombeve, të cilat do të luhen çdo dy vjet.
“FIFA punon me një mungesë të qartë të konsultimit dhe transparencës", tha drejtori Ekzekutiv i Grupit të Ligës Evropiane, Lars-Krister Olson, transmeton kp.
Ai ka kritikuar zgjerimin e FIFA-s dhe propozimin që kampionati botëror në vitin 2022 të ketë 48 përfaqësuese.
Sipas Olson, plani i FIFA për të ndarë më shumë se 2 miliardë dollarë për Kampionatin Botëror të Klubeve do të rriste hendekun financiar midis klubeve evropiane.