Përveç kanaleve më ekskluzive të televizionit kabllor digjital, Kujtesa ofron llojllojshmëri të kanaleve të cilat plotësojnë shijet dhe kërkesat e secilit anëtarë të familjes.
Mirëpo, sa i përket ndeshjeve dhe ligave më të rëndësishme, sportin do ta mbani në mend përmes Kujtesës.
Përsëri, Kujtesa ka siguruar të drejtat ekskluzive për transmetimin e ligave më të mëdha dhe të shikuara në botë, të cilat janë:
Champions League
Një nga garat më prestigjioze në botë për klubet në futbollin evropian. E luajtur nga klubet më të suksesshme të futbollit në Evropë, ku zgjidhet vetëm një Kampion.
Edhe
Nuk ka rëndësi cila ekipë fiton, me këtë ofertë vetëm ju jeni Kampion!
Europa League
Gara e dytë më e rëndësishëm për klubet europiane, pas Ligës së Kampionëve. Klubet kualifikohen në UEFA Cup duke u bazuar në performancën e tyre në ligat nacionale dhe garat e kupave.
Super Liga Turke
Süper Liga Turke është ligë profesionale turke për klubet e futbollit të Turqisë, 18 klube konkurrojnë çdo vit, ku vendoset 1 kampion dhe 3 klubet promovohen ose largohen nga Liga.
Bundesliga
Bundesliga është liga kryesore e Gjermanisë në futboll. Bundesliga përbëhet nga 18 skuadra, ku vendoset 1 kampion dhe 2 klubet promovohen ose largohen nga Liga.
Edhe
Kujtesa sjell Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës edhe për tre vite të tjera para adhuruesve kosovarë të futbollit
Kupa e Mbretit - Copa Del Rey
Copa del Rey ose Kupa e Mbretit është një garë vjetore e kupës së futbollit për ekipet spanjolle të futbollit. Është vendi ku ekipet nga të gjitha divizionet e futbollit spanjoll luajnë dhe konkurrojnë kundër njëri-tjetrit për trofeun.
NBA
NBA është një ligë profesionale e basketbolli për meshkuj në Amerikën e Veriut; e përbërë nga 30 ekipe. Ajo konsiderohet si liga kryesore/më e fortë e basketbollit profesional të meshkujve në botë.
Euroleague Basketball
EuroLeague është liga për klubet profesionale të basketbollit të nivelit më të lartë evropian; e përbërë nga 16 ekipe më të mira Europiane.
Edhe
Adhurues të sportit, me ofertën më të re të Kujtesës, të gjithë dalim Kampion!
Këto liga transmetohen ne kanalet: KSport1, KSport2, KSport3, KSport4 si dhe KSport5 në platformën Kujtesa, të cilat i gjeni edhe në formatin High Definition.
*Artikull i sponsorizuar nga Kujtesa