Klubi futbollistik Prishtina ka mbajtur sot seancën e fundit stërvitore para nisjes për Gjibraltar, ku do të ndeshet kundër ekipit Europa FC në kuadër të Ligës së Evropës.
Klubi njofton se ka pasur shumë probleme pasi që Gjibraltari është vendi më i vështirë për të udhëtuar, mirëpo gjithçka është gati dhe sot nga ora 15, Prishtina niset nga kryeqendra në Tiranë nga ku do të udhëtojë për në Londër e pastaj në Gjibraltar, raporton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPrishtina do të vendoset në O’Callaghan Eliott Hotel, ndërsa të shtunën kthehet në kryeqendrën tonë.
Po ashtu janë caktuar edhe gjyqtarët e ndeshjet të cilën janë nga Portugalia, ndërsa delegati i ndeshjes nga Finlanda.
Ndeshja zhvillohet të enjten nga ora 18:00 dhe nuk ka njoftim që ka transmetim televiziv.