Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liburni nis furishëm në UEFA Futsal Cup

Skuadra kampione e Kosovës në futsal (futboll të sallës), Liburni, ka shijuar një debutim impresiv në kupat evropiane. Liburni të mërkurën triumfoi thellë, 7:3, ndaj kampionit të Lituanisë, Vytis në ndeshjen e parë të Grupit B të fazës preeliminatore të UEFA Futsal Cup.

Halim Selmanaj me tre gola ishte shënuesi më i mirë te Liburni, ndërsa nga një gol shënuan Nexhip Selimi, Ramadan Alaj, Azem Brahimi dhe Malush Qerimi, shkruan sot “Koha Ditore”. Për Vytisin dy gola i shënoi braziliani Luiz Da Silva Nascimento, ndërsa një e realizoi braziliani tjetër Delmiro Lima Genigle.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në radhët e skuadrës së Lituanisë ishin plotë shtatë futbollistë brazilianë. Liburni të enjten (sot) nga ora 18:00, do të ndeshet me skuadrën malazeze Titograd në kuadër të xhiros së dytë të Grupit B, ndërsa në xhiron e fundit, të shtunën, do të përballet me kampionin e Luksemburgut, Differdange 03, që është edhe nikoqir i ndeshjeve të këtij grupi.

Fituesi i çdo grupi kalon në raundin kryesor, apo raundin e dytë. Në rast se Liburni i Gjakovës kalon fazën preeliminare, atëherë në fazën tjetër do të ketë për kundërshtar në grup skuadrën kroate Nacional Zagreb, atë franceze Garges Djibson, dhe fituesin e Grupit C të fazës preeliminare... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.