Bayern Munich me vështirësi ka arritur të marrë pikët e plota në udhëtim te Wolfsburgu.
Bavarezët arkëtuan pikët e plota duke shënuar fitore 1 me 2, transmeton Koha.net.
Vendasit kaluan për të parët në epërsi përmes Didavit, i cili realizoi në minutën e tetë pas asistimit nga Malli.
Robben shpërdoroi rastin ideal për të barazuar shifrat në minutën e 55 duke humbur penaltinë.
Megjithatë në minutën e 64 Bayerni arriti të barazojë shifrat përmes Wagnerit, pas asistimit nga Robbeni.
E për fitoren e bavarezëve u përkujdes Lewandowski në minutën e 90+1.
Bayerni në krye të tabelës ka 59 pikë, kurse në vendin e 13 Wolfsburgu ka 24 pikë.
Artikuj të ngjashëm