Bayer Leverkusen raportohet se ka ofruar 30 milionë euro për transferimin e portierit shqiptar të Lazios, Thomas Strakosha.
Sipas “Corriere dello Sport”, Lazio mund të pranojë shitjen e Strakoshës dhe me të hyrat të sigurojë shërbimet e Marco Sportiellos së Atalantas ose Rui Patricion.
Strakosha po konsiderohet si zëvendësim i Bernd Lenos, që pritet të kalojë tek Arsenali.
23-vjeçari pati sezon të shkëlqyeshëm në Serie A, duke ndihmuar ekipin të mbyllë sezonin në pozitën e pestë.