Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Levante synon ta mbajë Bardhin

Te Levante po synojnë ta mbajnë të paktën edhe për një edicion mesfushorin shqiptar Enis Bardhi, kanë raportuar mediumet spanjolle të enjten.

Drejtori sportiv i Levantes, Manolo Salvador ka thënë se për momentin klubi ende nuk ka marrë ndonjë ofertë konkrete për Bardhin, të cilin e vlerëson si njërin prej lojtarëve më të rëndësishëm, transmeton KOHA.

“Ne kemi folur me të gjithë futbollistët, përfshirë këtu edhe Bardhin të cilin duam ta mbajmë në ekip. Momentalisht, nuk ka asnjë ofertë konkrete nga ndonjë ekip tjetër për të, kështu që po besojmë se ai do të mbetet te Levante”, është shprehur Salvador.

Bardhi në edicionet e fundit, ka qenë ndër futbollistët më të dalluar te ekipi nga La Liga. 25-vjeçari ka kontratë me Levanten deri në vitin 2022 me mundësi vazhdimi edhe për dy vjet tjera.

Ai në edicionin 2019/20 ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë katër asistime në 32 ndeshje në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm