Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lëshohet urdhërarrest ndërkombëtar për Robinhon, i dënuar për dhunim të një shqiptareje

Prokurorët italianë të martën kanë lëshuar një urdhërarrest ndërkombëtar për ish-reprezentuesin e Brazilit, Robinho dhe kanë kërkuar ekstradimin e tij, pasi i është konfirmuar dënimi për dhunim në grup të një shqiptareje, raporton agjencia AFP.

Gjykata e Apelit në Romë muajin e kaluar ka mbajtur në fuqi dënimin me nëntë vjet burgim të Robinhos. Ai akuzohet se ka sulmuar një grua të re në janar të vitit 2013, ndërsa po luante për Milanin. Akuzohet për dhunim në grup të gruas shqiptare.

Prokurorët kanë bërë kërkesë te Ministria e Drejtësisë për ekstradim e po ashtu për urdhërarrest.

Jacopo Gnocchi, avokati i viktimës, ka thënë se nuk ka rëndësi për viktimën nëse Robinho vuan dënimin në Itali apo Brazil.

“Me rëndësi është që ai të vuajë dënimin”, ka thënë Gnocchi.