Xherdan Shaqiri është detyruar ta lëshoj para kohe fushën në ndeshjen që skuadra e tij Chicago Fire e zhvilloi ndaj Montrealit.
Chicago Fire humbi të dielën ndeshjen me rezultatin 2:0, ndërsa Shaqiri për shkak të lëndimit të muskulit lëshoi fushën në minutën e 30-të.
Shaqiri ishte në fushë kur ekipi tij pësoi dy golat.
Të parin e pësoi në minutën e 19-të, ndërsa të dytin në minutën e 24-të.
Shaqiri edhe më herët ka pësuar disa lëndime, veçanërisht të muskujve.