Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leipzigu vazhdon garën për top-katërshe

Leipzigu ka fituar 2:0 ndaj Darmstadtit të shtunën në kuadër të xhiros së 25-të të Bundesligës gjermane dhe vazhdon të jetë kandidat për top-katërshe.

Thomas Poppler Isherwood në minutën e tretë shënoi autogol, kurse golin e fundit në ndeshje e realizoi Christoph Baumgartner.

Klaus Gjasula luajti në disfatë nga minuta e 84-t.

Leipzigu ka 46 pikë në 25 ndeshje të zhvilluara.

Darmstadti i fundit ka vetëm 13 pikë dhe është afër largimit nga elita gjermane e futbollit.