Kampioni i Premier Ligës, Leicester City, ka mposhtur Liverpoolin në kuadër të xhiros së 26-të me rezultat 3 me 1, në ndeshjen e parë pa Claudio Ranierin, të cilin e shkarkoi ditë më parë.
Heroi i vitit të shkuar Jamie Vardy shënoi dy gola për vendasit. Ai hapi serinë e golave në minutën e 28-të dhe e mbylli në të 60-n për Leicesterin. Goli i dytë u shënua nga Daniel Drinkwater në minutën e 39-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGoli i nderit i Liverpoolit u shënua nga Philippe Coutinho në minutën e 68-të.
Liverpooli mbetet në pozitën e pestë me 49 pikë në tabelë, një më pak se Arsenali që është i katërti e tri më pak se Manchester City që është i treti. “Të Kuqtë” tani rrezikojnë edhe pozitën e pestë, pasi Manchester United që është i gjashti në tabelë ka vetëm një pikë më pak me një ndeshje më pak të zhvilluar.