E mbani mend Claudio Ranierin? Njeriun që shënoi një prej storieve më të bukura në histori të futbollit duke udhëhequr autsajderin, Leicester City, drejt titullit të Premier Leagues së Anglisë.
Njeriu që ishte larguar muajin e kaluar nga stadiumi i Sevillas duke besuar se mund të shënojë edhe një kapitull tjetër, në Ligën e Kampionëve kësaj radhe.
Nëse një javë është kohë e gjatë në futboll, atëherë tri javët mes ndeshjes së parë dhe të dytës ndërmjet Leicesterit e Sevillas në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve e kanë kthyer Ranierin në një kujtim tash, transmeton Koha Ditore.
Te shumica e atyre që e adhurojnë Leicesterin shihet si mëkat që idhullit të tyre italian i është mohuar mundësia që të udhëheqë skuadrën drejt ndeshjes së kthimit të 1/8 së finales të martën mbrëma në "King Power Stadium". Por, ish-ndihmësi i tij Craig Shakespeare, që të dielën ka firmosur kontratë deri në fund të stinorit për të drejtuar Leicesterin, tash ka në dorë rastin për të vazhduar mrekullinë me skuadrën angleze.
Humbja 2:1 në ndeshjen e parë ndaj Sevillas, me një gol të shënuar nga Jamie Vardy për të zvogëluar disavantazhin, i ka dhënë Leicesterit rastin për të kaluar në çerekfinale.
Mirëpo, ajo humbje rezultoi të jetë edhe ndeshja e fundit për trajnerin italian Ranieri në krye të ekipit anglez, pasi një ditë më pas u shkarkua. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.