Leicester City ka larguar trajnerin Claude Puel, për shkak të humbjeve të njëpasnjëshme.
Leicester ka humbur 4 me 1 në shtëpi nga Crystal Palace, e që ishte ndeshja e fundit e Puel, pas 16 muajsh në detyrën e trajnerit, transmeton koha.net.
Puel, 57 vjeç, largohet nga klubi që tani zë vendin e 12 në Premier Ligë e që kanë humbur 5 nga 6 ndeshjet e fundit që kanë luajtur në këtë ligë.
Leicester ka humbur 4 ndeshje rresht si vendas në Premier Ligë për herë të parë, që nga viti 2000.
Edhe asistent menaxheri Jacky Bonnevay do të largohet nga klubi i Leicesterit, të cilin tani do ta udhëheqin Mike Stowell e Adam Sadler përkohësisht.