Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Legjenda kroate merr drejtimin e Malit të Zi

Legjenda e futbollit të Kroacisë, Robert Prosineçki, është emëruar përzgjedhës i ri i Përfaqësueses së Malit të Zi.

Ai është prezantuar të premten nga Federata e Futbollit të Malit të Zi.

Prosineçki do të debutojë në krye të malaziasve në miqësoren kundër Bjellorusisë në Antalia të Turqisë, më 21 mars.

Prosineçki së fundmi ishte trajner i Rudeshit që iu bashkua elitës kroate në këtë edicion.

U shkarkua pasi fitoi vetëm një pikë në shtatë ndeshje.

Më parë ai ka punuar edhe te Olimpija Lubjana.

Ndërkohë, në nivel përfaqësuesesh, e ka drejtuar edhe Azerbajxhanin dhe Bosnje-Hercegovinën.

E ka fituar vetëm një trofe si trajner, kur në vitin 2012 triumfoi me Crvena Zvezdën në Kupën e Serbisë.

Ka punuar edhe te disa skuadra turke.

Artikuj të ngjashëm