Legjenda e futbollit të Brazilit, Pele, është dërguar në një spital të Sao Paolos. Megjithatë, 80-vjeçari ka shkruar se nuk ka ndonjë komplikim shëndetësor.
“Njerëz, jam në gjendje të mirë shëndetësore”, shkroi Pele në “Twitter”. Ai u dërgua në spital për kontrollime të zakonshme mjekësore dhe se nuk vuan nga ndonjë komplikim me koronavirus. “Më lejoni t’ju njoftoj se nuk do të luajë të dielën”, shkroi tutje Pele duke bërë shaka.
Pele u paraqit 92 herë me Brazilin dhe i fitoi tre tituj të Kupës së Botës. Vitin e kaluar, i biri i tij, Edinho, i tha “Globoesporte” se Pele ishte duke vuajtur nga depresioni shkaku i keqësimit të gjendjes së tij shëndetësore. Një gjë e tillë u mohua nga vetë legjenda e futbollit.