Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leedsi fiton në Burnley, asiston Alioski

Leeds Unitedi ka vazhduar drejt përfundimit të suksesshëm në sezonin e parë pasi u kthye në Premier League.

Të shtunën, Leedsi fitoi në udhëtim te Burnley me rezultatin 4:0, në kuadër të xhiros së 36-të në Premier Leaguen e Anglisë. Kontribut në këtë fitore dha edhe reprezentuesi shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski. Alioski u kthye në asistues në golin e dytë që e shënoi mesfushori Jack Harrison, pas një ore lojë.

Ishte asistimi i tretë në kampionatin aktual për Alioskin i cili ka edhe dy gola të shënuar.

Leedsi pas 36 xhirove ka 53 pikë në vendin e 10-të, ndërsa Burnley ka 39 pikë në vendin e 15-të.