Ai ishte gjithmonë lojtari më i vogël në fushë. Kishte mungesë të gjatësisë trupore dhe forcës, nuk ishte një për beteja fizike. Por, me topin në këmbë, Leandro Depetris shumë shpejt ua bënte të qartë të gjithëve që e shikonin se ai nuk ishte vetëm lojtar i mirë, por një lojtar i destinuar për madhështi, shkruan sot Koha Ditore.
Apo së paku kështu dukej. I bekuar me një këmbë të majtë fenomenale, futbollisti i ri shpesh kalonte tre-katër lojtarë lehtësisht. Kjo ishte loja e tij dhe gjithçka vinte natyrshëm në fushë në moshën 10, 11 dhe 12 vjet.
Skuadra Newell's ishte vatër për talente të së ardhmes në atë kohë dhe nuk shikonin vetëm shokët e familjarët ndeshjet shtatë kundër shtatë të të rinjve në fushat Malvinas në fund të viteve ’90.
Edhe banorët vendas vinin të shihnin se për çfarë bëhej fjalë, siç vinin edhe trajnerë e biznesmen. Fusha shpesh mbushej.
(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Edhe
Takimi i parë i pabesueshëm i Messit dhe Yamalit
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
{gallery}