Lazio po synon që gjatë afatit kalimtar veror ta zëvendësojë portierin Thomas Strakosha me atë të Beneventos, Lorenzo Montipon.
Sipas radios italiane “Radiosei”, 26-vjeçari Strakosha e ka humbur vendin e titullarit në Romë, ndërsa si portier i parë është Pepe Reina, që ka përvojë të madhe.
Portieri Strakosha nuk ka luajtur me skuadrën e Lazios që prej duelit të Kupës së Italisë kundër Parmas, derisa ishte titullar në fitoren e Shqipërisë ndaj San Marinos 2:0 në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2022.
Artikuj të ngjashëm