Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lazio po i krijon edhe një portier Shqipërisë

Kohët e fundit Lazio është shndërruar në një oazë sa u përket portierëve shqiptarë, të cilët falë paraqitjes dinjitoze kanë fituar besimin e të gjithëve.

Pas Etrit Berishës dhe Thomas Strakoshës, në radhët e bardhekaltërve tek ekipi i të rinjve ndodhet edhe një tjetër talent kuqezi. Ai quhet Marco Alia, të cilin tekniku u kombëtares shqiptare U-19, Erjon Bogdani, ka vendosur ta grumbullojë për dy ndeshjet miqësore ndaj Kazakistanit, që do të zhvillohen në qytetin e Lushnjës në datat 24 dhe 27 mars.

Për Alian kjo nuk është eksperienca e parë në radhët e përfaqësues U-19, pasi ai ka qenë pjesë e ekipit edhe vitin e kaluar gjatë turneut “Roma Caput Mundi”, event që u fitua nga kuqezinjtë.

Alia foli për “Supersport” në lidhje me eksperiencën e tij tek ekipi i të rinjve të Lazios. Talenti shpreson që edhe ai të ketë të njëjtin fat si Berisha dhe Strakosha.

“Te Lazio kemi një trajner portierësh shumë të mirë që punon shumë me ne, që të ngjitim kategoritë deri në Serinë A. Të jesh pjesë e Kombëtares shqiptare të bën krenar. Jam shumë i lumtur”, thotë ai.

Edhe Shqipëria publikon listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e nëntorit Sport Shqipëria publikon listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e nëntorit

Më tej Alia shprehet se dy ndeshjet miqësore ndaj Kazakistanit do t’u shërbejnë lojtarëve për t’u njohur më shumë me njëri-tjetrin.

“Janë miqësore për të konsoliduar grupin. Trajneri më pas do të vendosë për ata që do të luajnë në eliminatore. Unë do të përpiqem të bëj më të mirën dhe jam i bindur se me punë mund të arrijmë gjithçka”, thotë Alia.