Lazio e ka nisur me fitore të thellë fazën grupore në Ligën e Evropës.
Të enjten mbrëma, Lazio fitoi 4:2 ndaj Feyenoordit holandez. Luis Alberto shënoi që në minutën e katërt për 1:0.
Felipe Anderson shënoi golin e dytë në minutën e 15-të, ndërsa Matias Vecino shënoi dy golat e tjerë. Ai realizoi në minutën e 28-të dhe të 63-të.
Santiago Gimenez shënoi golat për Feyenoordin. Ai shënoi nga pika e bardhë në minutën e 69-të.
Gol tjetër shënoi në minutën e 88-të.
Edhe
Fitorja e dytë për Feyenoordin
Ndeshja i takoi grupit F.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Sturm Grazi fitoi 1:0 ndaj Midtjyllandit.