Krerët e Lazios kanë mbetur të mahnitur me paraqitjet e anësorit nga Kosova, Milot Rashica në ndeshjen që ekipi i tij, Vitesse e humbi 3 me 2 nga ekipi italian.
Rashica, 21-vjeçar, ka shkëlqyer të enjten mbrëma, duke shtyrë krerët e Lazios që të mendojnë për transferimin e tij që në muajin janar.
Sipas gazetës italian “Il Messaggero”, Lazio është duke përgatitur një ofertë për Rashicën, për të cilin interesim ka shprehur edhe Napoli.
Vlera e përfaqësuesit të Kosovës llogaritet 10 milionë euro, por Lazio shpreson se drejtori sportiv Igli Tare mund të ndihmojë personalisht në arritjen e marrëveshjes për të.
Artikuj të ngjashëm