Lazio e ka fituar derbin e Romës. Lazio mposhti të dielën Romën me rezultat minimal, 1:0.
Golin e fitores e shënoi Felipe Anderson në minutën e 29-të me asistim të Pedros. Kjo ndeshje derbi i ka takuar javës së 13-të të Serie A italiane.
Elseid Hysaj u inkuadrua te Lazio në minutën e 69-të, ndërsa në stol te Roma ishte mbrojtësi tjetër shqiptar, Marash Kumbulla.
Me këtë fitore, Lazio është ngritur në vendin e tretë me 27 pikë, ndërsa Roma ka rënë në vendin e pestë me dy pikë më pak.
Artikuj të ngjashëm