Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lazio fiton derbin e Romës

Lazio ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te rivali lokal, Roma.

Skuadra mysafire u tregua më efikase para portës së kundërshtarit, duke realizuar tre herë, përkundrejt Romës që shënoi një gol, raporton Koha.net.

Keita kaloi Lazion në epërsi kur po zhvillohej minuta e 12-të, ndërsa Roma barazoi shifrat përmes De Rossit, i cili nga pika e bardhë u tregua i saktë.

Në pjesën e dytë Lazio shënoi edhe dy herë, përmes Bastas në minutën e 50, dhe Keita realizoi golin e tij të dytë në këtë përballje në minutën e 85.

Në minutën e 90+3 mbrojtësi i Romës, Rudiger u ndëshkua me karton të kuq.

Lazio tani ka 67 pikë dhe mban vendin e katërt, kurse Roma në vendin e dytë ka 75 pikë.