Me përjashtim të Muhammed Ali, nuk ka sportist që ka qenë më i përfolur për jetën dhe karrierën e tij sesa Diego Maradona, i cili festoi 60-vjetorin e lindjes të premten. Nga lagjet e varfra të Buenos Airesit, El Diego është bërë një nga fytyrat më të njohura në planet, duke rivalizuar brazilianin Pele dhe Lionel Messin si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, dhe sigurisht më karizmatiku.
Ai ka qenë i adhuruar dhe i urryer, ka jetuar si në varfëri ashtu edhe në pasuri, dhe ka përjetuar gjëra të shumta; nga fitimi i Kupës së Botës me “një dorë” e deri te beteja gjatë gjithë jetës kundër varësisë nga droga. Të gjithë e njohin Diego Armando Maradonan, transmeton KOHA shkrimin e Daily Mail.
Kur banda legjendare latine “Manu Chao” shkroi një këngë për nder të tij, ajo u quajt “La Vida Tombola”. Metafora e përsosur për të përshkruar jetën e Maradonës, të fatit rrotullues dhe drithërues. Jo të gjithë pajtohen me nocionin romantik të Maradonas.
“Kam parë lojtarë të tjerë që mashtrojnë dhe kërkojnë falje. Por ai nuk do të bëjë këtë, kështu që unë kurrë nuk do të shtrëngoj duart me të ose do ta njoh atë”, thoshte Peter Shilton, portieri i Anglisë, të cilit Maradona i shënoi golin e famshëm me dorë në Botërorin 1986 që njihet ndryshe si “Dora e Zotit”.
Mirëpo, të tjerët e respektojnë atë. “Ajo që Zinedine Zidane mund të bënte me një top, Maradona mund ta bënte me një portokall”, vlerëson i madhi Michel Platini.
Messi pati pranuar më herët se as që mund t’i afrohet karrierës së Maradonës që është me miliona kilometra larg prej të tij. Sa i përket shkëlqimit të qëndrueshëm në fushën e futbollit, Messi tani është numri një në botë për shumicën. Por për sa i përket ndikimit, gjithmonë do të jetë Maradona para. Ata që në Kampionatin Botëror të vitit 2010 e shikuan Messin, lojtarin më të mirë në turne, kanë mundur të vërenin se ai ishte totalisht i injoruar nga mediat globale në Afrikën e Jugut, sepse sytë e tyre ishin te trajneri i tij, Maradona. Kështu që në vlerësimet e tij, Messi ka shumë të drejtë – ai kurrë nuk do të jetë një Diego tjetër. Gjeniu nuk është gjithmonë i vështirë për t’u gjetur dhe ngritja e Maradonas ishte e shpejtë, nisi nga lagjja e varfër Villa Fiorito në kryeqytetin e Argjentinës ku ai u rrit. Skuadra e tij e parë ishte ajo lokale Las Cebollitas (Qepët e Vogla), e cila fitoi 136 ndeshje rresht me Maradonan në përbërje. Fjala u përhap shpejt për yllin që mund të mbante topin në këmbë dhe t’i kalonte kundërshtarët gjatë gjithë ditës. Maradona bëri debutimin e tij në ligë për Argentinos Juniors në moshën 15-vjeçare dhe ishte ende adoleshent kur u afrua të përfshihej te Përfaqësuesja e Argjentinës që fitoi Kupën e Botës në vitin 1978. Në vitin 1982, fama e tij ishte përhapur përtej vendit të tij të lindjes. Fotografia e tij ngjitëse “Panini” për Kupën e Botës atë verë vuri në dukje admirimin për Maradonan, i cili veçse kishte një agjent me orar të plotë dhe stafin tjetër që punonte për të – diçka e padëgjuar gjatë asaj epoke.
Ai nuk shkëlqeu në Spanjë, u përjashtua për një goditje të fortë kundër Brazilit dhe magjia e tij e parë në Evropë te Barcelona (1982-84) zgjati vetëm dy vjet përpara se Terry Venables ta shiste atë te Napoli - dhe të transferonte Steve Archibaldin si një zëvendësues të Maradonas.
Kalimi në Italinë e Jugut ishte si një ndeshje e bërë në parajsë. Në disa mënyra, ishte edhe krijimi dhe thyerja e Maradonas. Duke u ushqyer me natyrën e tij rebele dhe faktin që Napoli u pa me sy tjetër nga pjesa tjetër e Italisë, Maradona magjepsi popullsinë lokale dhe ekipin e tij, duke fituar dy tituj të Serie A dhe duke shijuar suksesin në Evropë. Liga e Italisë mburrej me lojtarët më të mirë në botë - Platini, Zico, Roberto Baggio, Ruud Gullit dhe Marco van Basten mes tyre - por Maradona qëndroi mbi të gjithë. Në Napoli, tifozët e devotshëm e adhuruan atë si një nga shenjtorët e tyre katolikë. Në mes të qëndrimit të tij shtatëvjeçar, Maradona fitoi Kupën e Botës për Argjentinën. Gjatë të njëjtës lojë kundër Anglisë, ai shënoi pa dyshim golat më të mirë dhe më të diskutueshëm në histori të futbollit. Megjithatë, sasia e paparë e famës dhe fuqisë që pati Maradona filloi të kishte pasoja të dëmshme. Mafia napolitane, fillimisht e prezantuar në rrethin e tij të ngushtë për mbrojtje, u bë gjithnjë e më e rëndësishme në jetën e tij të përditshme. Për t'i shpëtuar presionit, Maradona u kënaq, pastaj u bë i varur nga droga. Megjithëse abuzimi i tij fillimisht u anashkalua nga autoritetet - Maradona ishte një figurë jashtëzakonisht e popullarizuar - ai u bë një shënjestër pasi i kërkoi publikut të Napolit të mbështeste Argjentinën kundër Italisë në një gjysmëfinale të Kupës së Botës të mbajtur atje në vitin 1990. Veprimet e Maradonas e bënë atë të lehtë për t’u kapur. Në vitin 1991, ai u suspendua për 15 muaj pasi doli pozitiv për kokainë - duke sinjalizuar fundin e karrierës së tij me Napolin.
Megjithatë, ky nuk ishte fundi i problemit të tij me narkotikët. Dështimi në një test droge gjatë Botërorit të vitit 1994, e çoi në një tjetër ndalim në të gjithë botën. Maradona pretendon se ai do të kishte qenë edhe më i mirë nëse do të kishte qëndruar i pastër dhe larg drogës.
“Unë u dhashë kundërshtarëve të mi një avantazh të madh për shkak të sëmundjes sime”, tha ai. “A e dini se çfarë lojtari do të mund të kisha qenë nëse nuk do të kisha marrë drogë?”
Vitet në vijim për Maradonan u bënë një model i barnave, frikës së shëndetit dhe shtysave të qëndrueshme. Admirimi i tij për ish-presidentin e Kubës, Fidel Castro, çoi në rimëkëmbjen e tij në ishull nga viti 2000 deri në 2005 ku u trajtua për varësinë nga kokaina. Një dokumentar përshkruan jetën e tij atje. Një skenë e tregonte atë duke parë ekipin e tij të dashur, Boca Juniorsin në televizor dhe duke thirrur kreun e kompanisë televizive për t’ia ofruar vajzën së tij që ishte në tribuna që ta shikojë më mirë - një kërkesë e detyruar. Nuk është për t'u habitur, duke pasur parasysh veprimet e përjetshme të Maradonas. Ai më vonë pranoi pretendimet e atësisë në lidhje me tre fëmijë që lindën gjatë kohës së tij në Kubë - duke e çuar numrin e përgjithshëm të pasardhësve zyrtarë në tetë.
Duke pasur parasysh qëndrimin e Maradonas në sport, futbolli kurrë nuk e braktisi plotësisht, pavarësisht mosbesueshmërisë së tij dhe luftës ndaj institucionit, duke fyer dikur FIFA-n me deklaratën: Të gjithë drejtorët janë mbi 95 vjeç. Ata nuk mund të ngasin asnjë makinë, kështu që nuk e kuptoj si e udhëheqin botën e futbollit.
Karriera e tij në futboll u zhvillua te Sevilla, Newells Old Boys dhe Boca Juniors derisa përfundoi në vitin 1997. Karriera e tij si trajner ka qenë edhe më e çuditshme; duke e çuar atë në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Meksikë përpara se të merrte drejtimin e klubin modest nga Argjentina, Gymnasia La Plata në vitin 2019. Pika kryesore e tij si trajner ishte emërimi në krye të Përfaqësueses së Argjentinës në vitin 2010. Ai e festoi kualifikimin në Botërorin e atij viti, duke u thënë gazetarëve se ata vetëm mund ta shikojnë dhe të shijojnë suksesin. Fatkeqësisht për të, Argjentina u eliminua në çerekfinale kur taktikat e Maradonas u kritikuan ashpër pas humbjes së thellë nga Gjermania (4:0). Mbipesha e tij dhe problemet e kaluara shëndetësore bënë që Maradona të kolapsonte derisa po shikonte Argjentinën duke luajtur kundër Nigerisë në Botërorin e vitit 2018 të mbajtur në Rusi. Ndërsa, së fundi, konsumimi i verës së bardhë në masë të madhe e vuri Maradonan në rrezik serioz nga Covid-19, pandemi kjo që ka shpërthyer në gjithë botën që nga fillimi i këtij viti.
Ai vazhdon të menaxhojë Gimnasian, ekip që ka rifilluar veprimet pas pandemisë, por aktualisht është i vetizoluar në shtëpi pasi një nga truprojat e tij doli pozitiv për koronavirus. El Diego meriton ta thotë vetë fjalën e fundit dhe përmbledhja e tij personale e veprës së jetës së tij është zakonisht e çiltër.
“Ata që thonë se nuk meritoj asgjë, se gjithçka erdhi lehtë, mund të më puthin prapanicën”, ka thënë njëherë Maradona.