Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka treguar se është caktuar një takim me përfaqësuesit e Osmane Dembeles në lidhje me rinovimin e kontratës dhe është i bindur se lojtari dëshiron të qëndrojë.
“Marrëdhëniet janë shumë të mira dhe ai e di se ne duam që ai të qëndrojë në klub. Atij i pëlqen numri shtatë dhe më ka thënë se dëshiron të luajë dhe të mbrojë fanellën e Barcelonës”, ka thënë Laporta të enjten.
Që nga transferimi i Dembeles në “Camp Nou” nga Dortmundi, ai ka vuajtur me dëmtime dhe nuk ka arsyetuar çmimin prej 100 milionë euro të shpenzuar për të.