Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lakmia e Moratas anulon golin e Spanjës

Spanja do të ishte në epërsi ndaj Norvegjisë, nëse sulmuesi Alvaro Morata nuk do të lakmonte ta fuste topin në rrjet.

Ndeshja, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2024, dhuroi një episod interesant në minutën e 20-të.

Mbrojtësi Dani Carvajal synoi një pasim vertikal në zonën e Norvegjisë, ndërsa topi u devijua nga mbrojtësi norvegjez Strandberg. Topi po shkonte drejt rrjetës, kur në vijën fatale, Morata e shtyu në rrjetë.

Goli më pas u anulua për pozicion jashtë loje, pasi në momentin e pasimit nga Carvajal, Morata ishte ‘offside’.

Rezultati mbetet 0:0. 

Edhe Shumë raste, por asnjë gol në pjesën e parë Botërori 2026 2 j. më parë Shumë raste, por asnjë gol në pjesën e parë

VIDEO:

https://cazn.me/m/e3fe30