Mërgim Vojvoda është njëri prej lojtarëve më në formë e që është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës në futboll.
Mbrojtësi i të dy krahëve, Vojvoda, e ka fituar besimin e trajnerit Ivan Juriq te Torino.
“La Stampa” ka shkruar të mërkurën gjatë ditës se me shtatlartin e mbrojtjes si titullar, Torino i ka fituar 17 pikë nga 24 të mundshme.
Vojvoda në total ka 16 paraqitje sivjet në Serie A dhe në Kupën e Italisë.
Ka kontribuuar me dy asistime.