Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kurtulus ndihmon Halmstadin në fitore

Mbrojtësi i shpresave të Kosovës, Edvin Kurtulus, e ka ndihmuar Halmstadin të fitojë përballë Norrkopingut.

Halmstadi të dielën mbrëma fitoi ndaj Norrkopingut 2:1 në kuadër të elitës së futbollit të Suedisë, “Allsvenskan”, në xhiron e 16-t. 21-vjeçari i krahut të djathtë të mbrojtjes, Kurtulus, asistoi në minutën e 70-t për sulmuesin ganez Sadat Karim. Ishte asistimi i parë sezonal.

Halmstadi pas 16 ndeshjeve ka 20 pikë dhe është në mesin e tabelës.