Mesfushorët e Kombëtares së Shqipërisë, Migjen Basha dhe Ledian Memushaj, janë shprehur optimistë në prag të ndeshjes eliminatore për Kampionatin Botëror "Rusia 2018" kundër Italisë, transmeton Koha Ditore.
Përderisa Basha thotë se Shqipëria do t'i shkaktojë telashe Italisë, Memushaj insiston se kuqezinjtë do të luajnë për rezultat pozitiv. Ndeshja ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë, zhvillohet të premten (24 mars) në stadiumin "Renzo Barbera" të Palermos dhe nis në orën 20:45.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja i takon xhiros së pestë të eliminatoreve Grupi G. Italia zë vendin e dytë në grup me dhjetë pikë sa i ka edhe Spanja si lidere, ndërsa Shqipëria është e katërta me gjashtë pikë të grumbulluara.
Seleksionuesi i Shqipërisë, Gianni De Biasi, ka mungesa të rëndësishme për këtë përballje, pasi mungojnë të suspenduarit Etrit Berisha e Berat Gjimshiti si dhe Mërgim Mavraj që është i lënduar. Me gjithë këto mungesa, Memushaj që po aktivizohet te Pescara në Serie A, beson së Shqipëria do të marrë pikë nga kjo përballje. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.