Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kupa e Botës mund të zhvillohet në çdo dy vjet

FIFA është duke e shqyrtuar mundësinë që Kupën e Botës në konkurrencën e meshkujve dhe të femrave ta organizojë në çdo dy vjet, dhe jo në çdo katër vjet siç është aktualisht.

Propozimi i Federatës së Futbollit të Arabisë Saudite mori mbështetje në kongresin vjetor të FIFA-s.

“Ne besojmë se e ardhmja e futbollit është në një moment kritik”, ka thënë presidenti i futbollit të Arabisë Saudite, Yasser Al-Misehal.

“Shumë probleme me të cilat futbolli është përballur, janë përkeqësuar edhe më shumë me pandeminë që ende po vazhdon”, ka thënë Al-Misehal.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, e ka quajtur këtë si “propozim të detajuar”, dhe 166 federata votuan në favor, 22 prej tyre kundër.

Kupa e Botës në konkurrencën e meshkujve është mbajtur çdo katër vjet qëkur u inaugurua në vitin 1930. Nuk u zhvillua në vitet 1942 dhe 1946 për shkak të Luftës së Dytë Botërore.

Edhe Mbappe kundër idesë që Botërori të mbahet çdo dy vjet Sport Mbappe kundër idesë që Botërori të mbahet çdo dy vjet

Botërori i femrave po ashtu është mbajtur çdo katër vjet, qëkur filloi në vitin 1991.

Kjo mund të ndikojë në garat tjera ndërkombëtare, si Kampionati Evropian, i cili po ashtu mbahet në çdo katër vjet.