Ka pasur polemika në futbollin afrikan.
Përfaqësuesja U15 e Mauritanisë ka vendosur të tërhiqet nga një turne regjional për këtë grupmoshë. Kështu ka njoftuar të shtunën Federata e Futbollit të Mauritanisë.
Ky turne po mbahet në Liberi.
Arsyeja e tërheqjes së Përfaqësueses U15 të Mauritanisë nga ky turne është dallimi i madh në moshë i lojtarëve të tyre në krahasim me ata të Sierra Leones.
Sierra Leone ka fituar me rezultatin 6:0 në ndeshjen hapëse.
Edhe
Reagime të shumta pas vendimit që Senegalit t’i merret titulli
“Imazhet flasin vetë, vërehet dallimi në gjatësi dhe në fytyrat e lojtarëve titullarë të të dyja skuadrave”, ka shkruar gazeta spanjolle “Marca”.
Për më shumë, Federata e Mauritanisë është paralajmëruar, siç thuhet në komunikatën zyrtare, se disa lojtarë të skuadrës rivale janë duke i thyer rregullat e turneut.
“Jemi informuar nga shumë tifozë se mosha e disa prej lojtarëve të skuadrave pjesëmarrëse është shumë larg limitit ligjor për të marrë pjesë në këtë kampionat”, thuhet në komunikatë.
Për ta justifikuar këtë vendim, nga Federata e Mauritanisë kanë përmendur sigurinë e lojtarëve të tyre.
Edhe
Vendim i pazakontë: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet fitues i Kupës së Afrikës
Duke pasur parasysh “rrezikun” që paraqitet për “shëndetin dhe sigurinë e lojtarëve” dhe “të lëndimeve të cilat ata mund t’i kenë”, Mauritania ka njoftuar tërheqjen nga turneu ku po marrin pjesë nëntë shtete nga regjioni i Afrikës.
Për momentin, asnjë skuadër tjetër nuk i është bashkuar Mauritanisë në vendimin të cilin e ka marrë tashmë.