Madagaskari e Burkina Faso nuk janë të njohura si vende me futboll të zhvilluar dhe nuk kanë ndonjë lojtar në nivelin më të lartë evropian, shkruan sot Koha Ditore.
Rrjedhimisht mund të ketë vlerësime se përfaqësueset e këtyre dy vendeve afrikane mund të jenë rivale jo shumë të forta të përfaqësueses së Kosovës në futboll. Por mendimi do të jetë ndryshe nëse merret për bazë ranglista e FIFA-s për përfaqësueset më të mira.
Ndonëse ka humbur plot 13 vende në krahasim nga muaji i kaluar, Burkina Faso qëndron shumë më lart se Kosova. Në ranglistën e publikuar të enjten Burkina Faso renditet e 57-ta.
Shumë më lart se Kosova është edhe Madagaskari që pasi është ngritur për një pozitë e zë vendin e 108-të. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).