Interi po synon ta përforcojë ekipin në mbrojtje për sezonin e ri.
Sipas mediave italiane, Interi po synon t’i sigurojë shërbimet e Marash Kumbullas, transmeton KTV.
Mbrojtësi shqiptar po shkëlqen te Hellas Verona, duke qenë një ndër lojtarët kryesorë.
Për Kumbullën interesim ka shprehur edhe Napoli, që është i gatshëm ta transferojë lojtarin.
Por thuhet se mbrojtësi dëshiron të transferohet në Inter dhe është në pritje të klubit zikaltër.