Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kumbulla huazohet te Sassuolo

Mbrojtësi i Shqipërisë, Marash Kumbullua është huazuar nga Roma te skuadra elitare e Italisë, Sassuolo.

23-vjeçari me Romën ka kontratë deri në qershor të vitit 2025, ndërsa te skuadra e Sassuolos do të ketë më shumë hapësirë për t’u paraqitur në qendër të mbrojtjes.

Ai më herët karrierë ka bërë edhe te skuadra e Hellas Veronës.

Për shkak të një lëndimi, Kumbulla nuk ka luajtur asnjë ndeshje në edicionin aktual në Itali. Qendërmbrojtësi me fanellën e Shqipërisë ka luajtur 18 ndeshje.

Pjesë e Sassuolos është edhe mesfushori i Shqipërisë, Nedim Bajrami.